Vdekjet në trafik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) arritën nivelin më të lartë në 20 vjet, njoftuan të mërkurën zyrtarët federalë të transportit.
Mbi 9 mijë e 500 persona kanë vdekur në aksidente trafiku brenda tre muajve të parë të këtij viti, tregojnë të dhënat e Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada. Të dhënat përfaqësojnë numrin më të lartë të vdekjeve në tremujorin e parë që nga viti 2002, tha NHTSA.
Numri i viktimave po ashtu paraqet një rritje rreth 7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, me 8 mijë e 935 viktima.
Ndërsa vdekjet u rritën në mbarë vendin, në 19 shtete dhe Porto Riko ka rënie të rasteve të vdekjes në trafik gjatë tremujorit të parë të vitit 2022./UBTNews/