Një grua ka vdekur dje në Vushtrri pasi ka rënë në bunar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Është raportuar se një femër kosovare ka rënë në bunar. Njësia e zjarrfikësve, emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka informuar Policia.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.