Në Spital e Prizrenit ka vdekur një person. E familjarët e tij po dyshojnë se ai nuk ka marrë tretmanin e duhur nga personeli mjekësor.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Ankuesit meshkuj kosovarë kanë informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, të njëjtit dyshojnë se nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.