Një ngjarje tragjike është regjistruar në kryeqytet, ku një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Kosovës, viktima, shtetas kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.
Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.
“Viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar“, thuhet në njoftim.
Autoritetet kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje./UBTNews
