Një grua nga Kamenica ka vdekur të shtunën rreth orës 23:30. Policia përmes raportit 24-orësh njofton se viktima ishte dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Kamenicë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML obduksion”, njofton Policia./UBTNews