Një burrë ka vdekur dje në Gjilan. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar në rrethana të panjohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e tij. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.