Policia e Kosovës njofton se një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.
Policia këtë rast e ka cilësuar vdekje të dyshimtë dhe sipas njoftimit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“Ferizaj 26.12.2023, 14:00. Është raportuar se është sjellë në emergjencë pa shenja jete viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.