Edhe në Londër po mbahen protesta për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim në Iran. Protestuesit janë përplasur me zyrtarët policorë gjatë protestave jashtë ambasadës iraniane në Londër.
Policia Met tha se protestuesit hodhën raketa ndaj zyrtarëve policorë, të dielën pasdite. Protesta në Londër erdhi pas atyre në Iran që u shpërndanë rreth botës. Së paku pesë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të rënda.
Dhjetra protestues në Londër brohoritën “vdekje Republikës Islamike” dhe valvitën flamurin e dikurshëm kombëtar të Iranit të para vitit 1979.
Në Iran, zyrtarët thonë se 35 persona janë vrarë që nga shpërthimi i protestave për vdekjen e Aminit dhe përleshjet po vazhdojnë në disa qytete./UBTNews/