UBT News

Vdekja e katërvjeçares, ministri Vitia në pritje të raporteve për të marrë masa

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se është në pritje të raporteve finale sa i përket vdekjes së katërvjeçares në Gjakovë, e cila dyshohet se ka vdekur nga neglizhenca e e mjekëve në spitalin e Gjakovës. Ai tha se ka kërkuar raporte nga ShSKUK-ja e nga Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë “Isa Grezda” në Gjakovë për lëshime eventuale. Tha se pa i parë këto, nuk mund të jap më shumë detaje.

Vitia tha se pas këtij informacioni, Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në terren dhe së bashku me institucionet përgjegjëse janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

“Natyrisht, na ka prekur të gjithëve se një rast shumë i rënd dhe jemi jashtëzakonisht shumë të pikëlluar. Me marrë vesh kam kërkuar menjëherë te drejtoria e SHSKUK-së raporte nga Spitali i Përgjithshëm i ‘Isa Grezda’ në Gjakovë dhe nga të gjitha institucionet e nivelit sekondar dhe terciar që kanë trajtuar vajzën katër vjeçare në të njëjtën kohe Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në këto institucione dhe është edhe sot aktiv në këtë drejtim dhe të njëjtin kohë po presim raporte e fundit nga ekspertiza mjeko ligjore për të dhënë pastaj edhe për të pasur të gjitha informacionet e sakta në fund. Për momentin natyrisht çka do që mund të them mund të gaboj sepse pa raportet që i përmenda dhe pa ekspertizën mjeko-ligjore po edhe hetimet nga njësia e hetuesisë dhe prokuroria nuk mund të përgjigjem nëse ka pas diçka në këtë drejtim”, deklaroi ai.

Exit mobile version