UBT News

Vdekja e fëmijëve në Gambia, India mbron shurupet e kollës

India ka thënë se pas testimti rezulton se katër shurupe të kollës, që dyshohet se shkaktuan vdekjen e fëmijëve në Gambia, janë në përputhje me standardet e sigurisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi në muajin tetor se katër shurupet, që u prodhuan nga Maiden Pharmaceuticals të Indisë, dyshohet se shkaktuan vdekjen e të paktën 66 fëmijëve. Por rregullatori i barnave në Indi tha në një letër se OBSh nuk ka ofruar ende asnjë provë. India është furnizuesi kryesor i barnave gjenerike në Afrikë.

Letra, e datës 13 dhjetor, u shkrua nga Dr VG Somani, kontrollor i përgjithshëm i barnave në Indi, dhe i drejtohej Rogerio Gaspar, drejtorit të rregullimit dhe parakualifikimit në OBSh. Sipas Reuters, Ministria e Mhëndetësisë e Indisë lëshoi një kopje të letrës për gazetarët të enjten.

India në muajin tetor tha se po heton shurupet e kollës pas alarmit që lëshoi OBSh-ja.

OBSh tha se katestuar mostra të shurupeve – Promethazine Oral Solution, Kofexmalin Baby Cough Shurup, Makoff Baby Cough Shurup dhe Magrip N Cold Shurup – dhe zbuloi se ato përmbanin “sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit si ndotës”./UBTNews/

Exit mobile version