UBT News

Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova, Vitia kërkon hetim të detajuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar sot për rastin e vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova, i cili ka kërkuar hetim të detajuar për këtë.

Ministri Vitia paralajmëroi masa për këdo që është përgjegjës.

“Humbja e jetës së vajzës 4-vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve. Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë. I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve”, ka shkruar Vitia.

Një 4-vjeçare ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjellë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Exit mobile version