Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se ekipet e saj po punojnë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për të vaksinuar fëmijët e moshës nën 10-vjeçare kundër poliomielitit në Gazën qendrore. Fushata në Gazën qendrore do të vazhdojë deri mbrëmjen e së mërkurës.
Fëmijët në jug të Gazës do të vaksinohen duke filluar nga e enjta, ndërkaq ata në lindje nga e hëna e ardhshme.
Deri më tani 158 mijë e 992 fëmijë në Gazën qendrore kanë marrë dozat e vaksinave kundër poliomielitit./UBTNews/