UBT News

Vazhdon testimi në IKShPK, qytetarët presin në radhë

Në radhë kanë pritur të enjten qytetarët për t’u testuar për COVID-19 në oborrin e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK).

Testimet fillojnë nga ora 08:00 deri në orën 14:00 pasdite çdo ditë pune. Përderisa rezultatet e testimit qytetarët mund t’i marrin veç ditën e nesërme pas orës 09:00 të mëngjesit.

Arta Ramabaja e cila ka ardhur për t’u testuar tha se gjithçka shkoi shumë mirë e që nuk ka pritur shumë. Ajo tha se fillimisht ishte në Qendrën e Mjekësisë Familjare për të marrë udhëzimin.

Që nga fillimi i pandemisë kanë qenë gjithsej 134 mijë e 818 raste pozitive me koronavirus, ndërsa gjatë kësaj kohe janë shëruar 108 mijë e 603 persona, ndërsa 2 mijë e 370 të tjerë nuk e fituan betejën dhe humbën jetën si pasojë e Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën 14 persona dhe janë shënuar 2 mijë e 541 raste të reja pozitive, ndërsa numri i të shëruarve gjatë ditës së djeshme është 604.

Exit mobile version