Në vitin 2023 është rritur sërish numri i refugjatëve dhe azilërkuesve, kjo për shkak të lufta dhe krizave në vende të tjera të Evropës, konfirmoi Agjencia e OKB-së për refugjatë. Ndërkaq në vende të ndryshme rreth botës po shtrëngohen masat e sigurisë pas shqetësimeve mbi rritjen e emigracionit të paligjshëm.
Koalicioni qeveritar në Gjermani javën e kaluar u pajtua për të shtrënguar masat e sigurisë pas një sulmi me thikë nga i ashtuquajturi Shteti Islamik. Sulmi në Solingen, ku tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë përvjetorit të 650-të të festivalit, ka nxitur tensione politike mbi azilin dhe politikat e dëbimit.
Partia e ekstremit të djathtë kundër imigracionit Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila e ka kthyer incidentin në një shtyllë të fushatës së saj, fitoi një të tretën e votave në Turingia dhe Saksoni, dy shtete gjermane lindore, të dielën e kaluar.
Sulmet e fundit kanë shtyrë Gjermaninë të ndryshojë politikën e saj të azilit dhe të dëbojë emigrantët nga Afganistani për herë të parë.
Vitet e fundit, Evropa pati rritje të numrit të refugjatëve të cilët erdhën nga Ukraina, Siria dhe Afganistani.
Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në fillim të vitit 2022 nxiti zhvendosje masive në Evropë. Të dhënat e agjencisë së refugjatëve të UNHCR-së tregojnë se deri në fund të vitit të kaluar, si pasojë e luftës janë zhvendosur 3.7 milionë njerëz brenda vendit dhe 6.3 milionë refugjatë dhe azilkërkues u detyruan të kërkojnë mbrojtje jashtë vendit, gati 6 milionë prej tyre në Evropë.
Sirianët dhe afganët vazhdojnë të jenë dy grupet më të mëdha të azilkërkuesve, siç kanë qenë prej disa vitesh, sipas të dhënave, duke paraqitur përkatësisht 209,000 dhe 155,000 kërkesa deri në fund të vitit 2023.
Vetëm Gjermania ka pasur një numër të konsiderueshëm kërkesash për azil, me 117,363 nga sirianë dhe 61,000 nga afganët deri në fund të vitit të kaluar.
Vndet bregdetare të zonës Shengen që kufizohen me shtetet joanëtare të BE-së kanë qenë porti kryesor i hyrjes për refugjatët dhe migrantët – një tendencë e vazhdueshme që nga kriza e migrantëve e vitit 2015 në Evropë.
Raportet për kundërvajtje të dhunshme dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut kundër policisë kufitare dhe agjencisë së kontrollit kufitar të BE-së, Frontex, kanë ngjallur kritika nga OJQ-të në të gjithë Evropën. Megjithatë disa vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë shtuar kontrollin, derisa të tjerat po mendojnë për transferimin e disa prej azilkërkuesve në vende të treta./UBTNews/