Në Bruksel po vazhdon takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Aty po merr pjesë edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Konferenca e paralajmëruar e Borrellit për në ora 11:30 është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Zyrtarët evropianë kanë nisur takimin me Kurtin dhe Vuçiqin para orës 10:00, por ende nuk ka një epilog të qartë se çfarë do të ndodhë.