E përditësuar:
10:25
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se seanca gjyqësore në rastin e sulmit terrorist “Banjska” është anuluar.
Në seancën e sotme ishte paraparë dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin e sulmit terrorist Banjska. Ky dëshmitarë nga Maqedonia e Veriut pritej të dëgjohej përmes video-lidhjes.
Shkaku i anulimit është se Gjykata e Shkupit ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë.
“Departamenti Special njofton se është anuluar seanca së shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S, D.M. dhe V.T. , pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është njoftuar se Autoritet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Gjykata e Shkupit ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë”, thuhet në njoftim.
Sipas po këtij njoftimi për datat e radhës për këtë çështje penale palët do të njoftohen paraprakisht përmes ftesave të gjykatës.
07:50
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të vazhdojë seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”.
Të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq po përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.
Ara do të dalin sërish para trupit me fillim nga ora 09:30. /S.K/EO/
