UBT News

Vazhdon sot seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Këtë të hënë do të vazhdojë gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte.

Në seancat e kaluara ka dhënë dëshminë e tij, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa. Remi ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk ka mundur t’i urdhërojë komandantët e zonave, meqë sipas tij, këta të fundit e njihnin më mirë situatën në zonat që i drejtonin. Ai është intervistuar nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në ditën e katërt të dëshmisë së tij në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Remi do ta vazhdojë edhe sot dëshminë e tij në kuadër të kësaj gjykate.

Gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve  ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Exit mobile version