E përditësuar:
09:20
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Ndonëse ishte planifikuar që sot të dëgjohet babai i Naim Murselit, Shaban Murseli nuk ishte prezent pasi gjykatës i ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm në seancë.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatmie Dërmaku tha se dëshmitarin Shaban Murseli e kanë ftuar për dëshmi në seancë, por përmes telefonit ai ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm dhe se qëndron prapa deklatatës së dhënë.
“Shaban Murseli por po e shoh që nuk është këtu. Mungon Shaban Murseli. Me datën 25 shtator e kemi njoftuar e kemi thirr në telefon në Suedi ia kemi dërguar edhe ftesën në e-mail edhe pse neve përmes telefonit na ka deklaruar në telefon se nuk do të jetë në seancë, por qëndron prapa deklaratës së dhënë”, tha ajo.
Aktualisht po dëgjohet dëshmitari , Florjan Avdia.
08:10
Sot do të vazhdoj seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Në seancën e fundit u dëgjua, eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, e po ashtu u dëgjua edhe dëgjmitari Jeton Binaku.
Dëshmitari Binaku tha se ka pasur një pompë të derivateve në Rakovinë të Gjakovës, në të cilin ishin gjetur çelësat e veturës me qira, të cilën e kishte përdorur Granit Plava.
Megjithatë, është paraparë që të dëgjohet edhe Shaban Murseli, babai i Naim Murselit.
Seanca nis sot nga ora 09:00 në gjykatë./S.K/KP/