UBT News

Vazhdon seanca e mbyllur ndaj Pjetër Shalës

Është duke vazhduar për të 4-ën ditë me radhë dëgjimi i dëshmitarit të 7-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale, në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarit, Pjetër Shala.

Sot, dëshmitari po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve mbrojtës të Shalës, por seanca gjyqësore në pjesën dërmuese të kohës është duke vazhduar të jetë e mbyllur.

Kjo pasi me të nisur seanca, avokati Mohamed Hédi Aouini ka kërkuar që të kalohet në seancë private.

Mbajtja e seancës së mbyllur ka qenë edhe në rastin kur dëshminë e kanë dhënë dëshmitarët e tjerë.

Megjithatë, pasi të mbarojë dhënien e dëshmisë, trupi gjykues ka bërë të ditur se e njëjta do të transkriptohet dhe do të publikohet, por jo para rishikimit dhe redaktimit të saj në pjesët e ndjeshme. Gjykimi në këtë rast ka filluar në muajin shkurt.

Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021.

Exit mobile version