Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.
Deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime, ndërkaq procesi i numërimit është duke vazhduar për pjesën e mbetur të vendvotimeve.
“Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi”, thuhet në njoftim. Sipas KQZ-së, procesi i numërimit është transparent dhe në prezencë të vëzhguesve.