Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, të akuzuar se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Me të filluar seanca, Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj tha se mbrëmë kanë marr një njoftim nga avokati i të akuzuarit Marko Roshiq, Mahmut Halimi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Prandaj, për të ardhur një avokat tjetër që është caktuar nga vetë avokati Halimi seanca është ndërprerë për 15 minuta.
Në seancën e sotme pritet të dëgjohen dy dëshmitarë Zoro Voksanoviq dhe Zoran Obradoviq.
Seanca e fundit për këtë rast është mbajtur më 16 dhjetor të vitit të kaluar.