UBT News

Vazhdon dëshminë ish-këshilltari i NATO-s Duncan

E përditësuar

10:51 – Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po dëshmon sërish para Dhomave të Specializuara të Hagës.

Gjatë seancës, prokurori i ka treguar Duncan-it një fotografi nga viti 1999 dhe e ka pyetur nëse e njeh personin në qendër të imazhit.

Duncan ka thënë se nuk e di emrin, por e di se kush është.

Nuk e di emrin e tij, por e di kush është. Siç kujtoj unë, është një nga njerëzit me funksione të larta në funksionimin policor dhe të zbulimit”, tha Duncan.

Ai ka shtuar se, sipas kujtesës së tij, personi është një nga njerëzit me funksione të larta në strukturat policore dhe të zbulimit të UÇK-së.

Kur është pyetur si e di këtë, Duncan është përgjigjur se nuk mund ta tregojë.

Ndërkohë i pyetur nëse ka arsye për ta kundërshtuar nëse është Kadri Veseli në fotografi, ish-diplomati britanik tha se nuk ka arsye.

Ish-këshilltari i Wesley Clark,  John Stewart Duncan, është ulur sërish në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara të Hagës.

Ish-diplomati britanik po vazhdon dëshminë e tij që e kishte nisur ditën e djeshme të thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Siç kishte dëshmuar ish- diplomati amerikan, James Rubin, e më pas Paul Williams.

Duncan, po ashtu si dëshmitar i tretë, konfirmoi atë që kishin thënë edhe paraprakët e tij: ish-presidenti Hashim Thaçi kishte një rol politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së./D.B/EO

Exit mobile version