Akademia Ndërkombëtare Verore e Gjuhës Angleze, në sesionin e tretë me radhë ka vazhduar aktivitetin e saj me ligjërata dhe tema të ndryshme, në kuadër të “Global UBT Fest 2021”.
Blerina Jashari-Zyrapi, profesioniste gjuhësore me projekte të financuara nga donatorët në fushën e sundimit të ligjit, ka diskutuar temën: “Çështjet thelbësore në vlerësimin e studentëve në kontekstin e pandemisë”, duke ndarë informacione dhe njohuri të saj rreth vlerësimit të studentëve përgjatë pandemisë.
Ndërkaq, Artan Mustafa, drejtor i Trajnimeve dhe Zhvillimit të Produkteve në PECB si dhe Enis Shala, mbikëqyrës i Sigurimit të Cilësisë në PECB kanë ligjëruar temën: “Gjetja e stilit të duhur të të shkruarit në Gjuhën Angleze për audiencat me prejardhje të larmishme kulturore, gjuhësore dhe profesionale: Rasti i PECB”.
Sesionin e tretë të Akademisë Ndërkombëtar Verore të Gjuhës Angleze e ka mbyllur Pamela Johnson, specialiste e Gjuhës Angleze nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prezantoi temën: “Vizioni Arsimor për një bote të ndryshuar”.