“Global UBT FEST 2021”, po bashkon një gamë të gjerë profesionistësh nga i gjithë globi, profesori në Sampienza University of Rome në Itali, Kliton Bylykbashi për të pranishmit ka ligjëruar online rreth rimëkëmbjes ekonomike e cila përqendrohet në energjinë e re: Superbonus 110% një model energjie për një të ardhme të qëndrueshme.
Në ditën e dytë, ligjëruesja Silvia Serranti ka zgjedhur që për pjesëmarrësit të diskutoj për inovacionet e procesit dhe strategjitë analitike të kontrollit për një zhvillim të qëndrueshëm. Ndërsa profesoresha Besa Veseli ka diskutuar për menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave në Komunën e Mitrovicës në aspektin ekonomik dhe mjedisor dhe përfitimi i energjisë nga mbeturinat.
Në këtë akademi edhe profesori Armend Imeri, prezantoi ligjëratë tematike. Ai foli për “Menaxhimi dhe konsumi i energjisë, mundësi e ruajtjes së mjedisit dhe qëndrueshmërisë energjetike”.
Ditëve të ardhshme, programi i Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhment do të vazhdojë me aktivitete, ku do të ligjërojnë profesorë të ndryshëm me tema të ndryshme, duke ndarë eksperiencat dhe profesionalizmin e tyre.