Aksioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës është duke vazhduar në Zveçan. Ky aksion i Policisë ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ku janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.
Qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët dhe kanë djegur edhe një veturë të Policisë, e policia iu përgjigj me gazlotsjellës.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri bëri thirrje për pjekuri dhe maturi te qytetarët pas tensionimit të situatës.
Ndërkohë që policia ka njoftuar sot për aksionin për luftimin e kontrabandës në disa qytete të Kosovës përfshirë këtu edhe Mitrovicën./UBTNews