Numri i përgjithshëm i njerëzve të zhvendosur pas prishjes së shtëpive të tyre, për shkak të mungesës së lejeve të lëshuara nga Izraeli, është rritur në 393 palestinezë, përfshirë 208 fëmijë, thotë agjencia e OKB-së OCHA.
Mesatarja mujore e zhvendosjeve në këtë kontekst midis 7 tetorit dhe 7 dhjetorit përfaqëson një rritje prej 27 për qind krahasuar me mesataren mujore të zhvendosjeve në nëntë muajt e parë të vitit./UBTNews/