UBT News

Vazhdojnë reshjet në Kinë, dhjetëra të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 15 persona janë raportuar të vdekur pas reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve në Kinën veriore, transmeton UBT News.

Përmbytjet kanë prekur kryesisht provincën Shanxi, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke detyruar më shumë se 120,000 njerëz të zhvendosen në zona më të sigurta.

Provinca përjetoi përmbytjet më të këqija këtë muaj kur reshjet mesatare në tetor ishin 13 herë më shumë se e njëjta periudhë në një vit normal, tha zyrtari meteorologjik Wang Wenyi.

Rreth 1.7 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet, të cilat kanë shkaktuar shembjen e të paktën 19.500 shtëpive dhe dëmtimin serioz të 18.200 shtëpive të tjera, sipas zyrtarit lokal të menaxhimit të urgjencës, Wang Qirui.

Disa persona ende figurojnë të zhdukur./UBTNews/

Exit mobile version