UBT News

Vazhdojnë regjistrimet në Inxhinieri të Ndërtimit dhe Infrastrukturë, vetëm edhe pak vende të lira!

Dekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, prof. Dr. Visar Krelani ishte i ftuar në Podcastin e UBT Media. Ai prezantoi gjerësisht programin e këtij fakulteti, duke treguar për mundësitë e studimit dhe rëndësinë që ky program ka në vendin tonë.  

Duke ditur rëndësinë e kësaj fushe në Kosovë dhe interesimin e lartë, ekonomia jonë rreth  40  – 50 për qind është Inxhinieri e Ndërtimit, është ndërtimtari, infrastrukturë, ndërtime, rindërtime, kemi struktura, diga që do të ndërtohen dhe është kërkesë shumë e lartë për zhvillim të infrastrukturës. Qëllimi është që studentët tanë të kenë zgjedhje në një profesion të sigurt për punësim”, tha ai.

UBT numëron qindra partnerë ndërkombëtare, përmes të cilëve studentëve u krijohet mundësi të marrin pjesë në gara të ndryshme, shkëmbime studimore dhe hulumtime shkencore. Kosova është përfaqësuar vazhdimisht në vende të ndryshme të rajonit përmes studentëve të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT.

UBT ka mbi 500 partnerë aktiv ndërkombëtarë, ndërkaq, si Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës kemi partnerë jashtëzakonisht të rëndësishëm, siç është “Politecnico di Milano” në Milano të Italisë. Ne për momentin kemi studentë aktiv të nivelit bachelor dhe master në Valencia, të cilët po kryejnë një semestër në Politecnico të Valencias dhe në mbikëqyrjen e profesorëve atje dhe në UBT po realizojnë prova në laboratorë me studentë nga bota”, shtoi dekani Krelani.

Vendet e lira për regjistrim mbeten të kufizuara, prandaj, për të gjithë të interesuarit dr.Krelani bëri thirrje që të sigurojnë vendet e tyre në qendrën kryesore të regjistrimeve të UBT-së.

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT është themeluar në vitin 2013, dhe deri më tani radhitet në mesin e Fakulteteve më të suksesshme në këtë institucion.

 

Exit mobile version