Fushata e vaksinimit ndaj poliomielitit është zgjatur edhe për një ditë për të arritur te njerëzit në pjesën veriore të Gazës, e cila është një zonë aktive lufte.
Sfidat janë të mëdha dhe fushata intensive e bombardimeve nënkupton se njerëzit nuk janë në gjendje të lëvizin lirshëm. Kjo e bën shumë të vështirë për organizatat që udhëheqin përpjekjet e vaksinimit.
Poliomieliti nuk është i vetmi kërcënim për banorët atje, ka edhe kequshqyerjen dhe problemin e kanalizimeve dhe higjienës./UBTNews/