Po vazhdojnë përgatitjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për pjesëmarrjen në stërvitjen “Dynamic Front 22”.
“Dynamic Front 22” është ushtrim që organizohet nga komanda e ushtrisë Amerikane per Evropë dhe do të mbahet në Gjermani. Stërvitja ka për qëllim përmirësimin e aftësive të vendeve aleate dhe partnere duke avancuar aftësinë e zjarrit në rreze më të gjatë.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një shkrimi në Facebook.
“Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, shkroi Mehaj në një postim në Facebook./UBTNews