UBT News

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në Turqi

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në Turqinë jugore, edhe pse shpresa për gjetjen e të mbijetuarve u zbeh nëntë ditë që nga tërmeti i parë.

Qeveria turke ka thënë se 74 ekipe nga jashtë kanë udhëtuar drejt Turqisë për të ofruar ndihmë që nga tërmeti i parë që goditi vendin më 6 shkurt.

Sot u shpëtua nga rrënojat një grua 42-vjeçare në Kahramanmaras pas 222 orësh./UBTNews/

Exit mobile version