UBT News

Vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike në Kiev

Ndërprerjet e energjisë elektrike në Kiev vazhduan edhe të premten në mëngjes, ndërsa qyteti luftoi për të riparuar “dëmtimet e konsiderueshme” të shkaktuara nga një sulm në infrastrukturën energjetike “të rëndësishme” një ditë më parë, tha kompania e energjisë DTEK në një postim në Facebook.

DTEK paralajmëroi se “ndërprerje më të gjata të energjisë janë të mundshme”.

“Për shkak të sulmit të natës më 27 tetor, një numër i objekteve të rëndësishme energjetike dolën jashtë funksionit” tha ai.

DTEK përsëriti thirrjet për banorët e qytetit që të përdorin energjinë elektrike “me kursim”, veçanërisht në mëngjes dhe në mbrëmje./UBTNews/

Exit mobile version