UBT News

Vazhdojnë kërkimet për personin që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshajtë”

Edhe sot kanë vazhduar kërkimet për 47-vjeçarin që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë” ditën e hënë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj tha për UBTNews se dhjetë pjesëtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës janë angazhuar në gjetjen e trupit të zhdukur para dy ditësh.

“Të njëjtit kanë vendosur një tendë afër seperacionit “Vëllezrit Morina”. Në këtë operacion janë edhe njësiti i Hetimeve Rajonale, si dhe patrulla e ekipit reagues e stacionit policor Rahovec”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version