Edhe sot kanë vazhduar kërkimet për 47-vjeçarin që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë” ditën e hënë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj tha për UBTNews se dhjetë pjesëtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës janë angazhuar në gjetjen e trupit të zhdukur para dy ditësh.
“Të njëjtit kanë vendosur një tendë afër seperacionit “Vëllezrit Morina”. Në këtë operacion janë edhe njësiti i Hetimeve Rajonale, si dhe patrulla e ekipit reagues e stacionit policor Rahovec”, deklaroi ai./UBTNews