Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të rifillojnë kërkimet për 4-vjeçarin që dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në Akrashticë të Vushtrrisë.
“Ende nuk ka ndonjë risi, kërkimet pritet të rifillojnë sot”, ka thënë në një prononcim për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
4-vjeçari u zhduk pasditen e së hënës./UBTNews/