Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar pas rrëzimit të një aeroplani në jug të Kinës më 21 mars.
Fluturimi i kompanisë, China Eastern Airlines, – i nisur nga qyteti kinez, Kunming për në Guangzhou – ka qenë duke bartur 132 pasagjerë kur është përplasur në majat e provincës Guanksi.
Presidenti kinez, Xi Jinping ka urdhëruar hetim të plotë.
Mediat lokale kanë thënë se ekipet e shpëtimit kanë identifikuar vendin ku është përplasur aeroplani dhe aty kanë gjetur valixhe, kuleta dhe kartela identifikimi të pasagjerëve.
Numri i viktimave nuk dihet ende, mirëpo ka shqetësime se nuk ka të mbijetuar.
Kompanitë ajrore kineze kanë histori të mirë sa i përket sigurisë, pasi aksidenti i fundit masiv ka ndodhur 12 vjet më parë.