Të dhënat e fundit nga Inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes e Britanisë të Madhe tregojnë se ka bombardime të fuqishme në Ukrainën jugore – përfshirë edhe në Enerhodar, afër centralit bërthamor në Zaporizhzhia.
Raporti fokusohet edhe në stërvitjen ushtarake ruse Vostok (“Lindje”) 22, e cila filloi në Rusinë lindore të enjten, pavarësisht konfliktit në Ukrainë.
Ndonëse Rusia pohoi se 50 mijë trupa do të marrin pjesë, nuk ka gjasa se më shumë se 15 mijë persona të përfshihen këtë vit./UBTNews/