UBT News

Vazhdojnë bombardimet në periferi të Kievit

Bombardime të fuqishme u regjistruan gjatë natës në periferi të Kievit. Si pasojë e sulmeve me raketa nga ushtria ruse, mori flakë një depo e ushqimeve. Kështu është bërë e ditur nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES).

BBC shkruan se granatimet kishin ndodhur në orën 3:40 të mëngjesit (01:40 GMT) të së shtunës në mëngjes.

Imazhet e publikuara nga SES treguan punonjësit e urgjencës që po vraponin për të shuar një flakë masive në atë që dukej të ishte një magazinë njëkatëshe, ndërsa shtëllungat e larta të tymit ngriheshin nga flakët.

SES tha se zjarri ishte lokalizuar në orën 07:54 dhe se zjarrfikësit po punonin ende për shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Exit mobile version