Vatikani shprehet i gatshëm t’i lehtësojë bisedimet Ukrainë-Rusi për t’i dhënë fund luftës, deklaroi Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, të hënën.
Parolin, që është zyrtari numër një pas Papa Françeskut, i tha gazetës italiane Corriere della Sera se beson që “ka ende hapësirë për negociata. S’është kurrë vonë”.
Parolin shtoi se Vatikani po i përcjell me vëmendje të madhe ngjarjet në Ukrainë dhe se shpreh “gatishmërinë për të lehtësuar dialogun me Rusinë, gjithmonë gati për të ndihmuar palët të rifillojnë këtë rrugë”./UBTNews/