UBT News

Vatikani goditet nga një sulm kibernetik disa ditë pasi Papa kritikoi Rusinë

Faqja e internetit e Vatikanit nuk funksionoi të mërkurën mbrëma, njoftoi Selia e Shenjtë.

“Hetimet teknike janë duke vazhduar për shkak të përpjekjeve jonormale për t’u kyçur në faqe”, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Gjatë të mërkurës, disa faqe të Vatikanit nuk po funksiononin dhe faqja zyrtare e Vatican.va ishte e paqasshme deri në mbrëmje.

Ngjarja ndodhi një ditë pasi Moska i reagoi Papa Françeskut për shkak të deklaratave të tij se trupat çeçene dhe burjatët janë trupat më mizore ruse që po luftojnë në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version