UBT News

Vasfije Krasniqi kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman kërkon nga Institucionet e Kosovës që të miratojnë kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Këtë ajo e ka bërë përmes një letre që sot i ka drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Letra e saj është e drejtuar edhe në emër të Shoqatës “Drejtësi për të gjithë”, të cilën ajo e drejton.

Krasniqi-Goodman ishte viktimë e dhunës seksuale të ushtruar nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka treguar publikisht për tmerrin që ajo ka përjetuar. Këtë rrëfim ajo e ka bërë në disa institucione botërore përfshirë edhe në kongresin e senatin amerikan.

Exit mobile version