Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se në vazhdën e tensioneve mes Varshavës dhe Kievit mbi eksportin e grurit, Polonia nuk do ta furnizojë më Ukrainën me armë.
Polonia ishte në mesin e mbështetësve më të mëdhenj të Ukrainës që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe është një nga furnizuesit më të rëndësishëm të Kievit me armë. Polonia gjithashtu ka strehuar 1 milion refugjatë ukrainas. Por Morawiecki sinjalizoi se raportet mes dy shteteve mund të ndryshojnë drastikisht.
“Ne nuk do të transferojmë më armë në Ukrainë sepse jemi duke e furnizuar Poloninë me armë moderne”, tha kryeministri të mërkurën./UBTNews/