Qeveria e Polonisë po përballet me presion për të hetuar pretendimet se ka përdorur në mënyrë të paligjshme Pegasus – spyware i fuqishëm – kundër kundërshtarëve të saj.
Gazeta Wyborcza publikoi një raport në fillim të javës ku thuhej se Byroja Qendrore Antikorrupsion e Polonisë e kishte blerë softuerin në vitin 2017 dhe se e ka përdorur atë që atëherë.
Softueri i lejon përdoruesit e tij të hakojnë nga distanca telefonat pa dijeninë e objektivit, të kenë akses në përmbajtje apo edhe të marrin kontrollin e pajisjes.
Një hetim i vitit 2021 zbuloi se Pegasus, i krijuar nga kompania izraelite NSO Group, u përdor nga qeveritë në mbarë botën për të spiunuar aktivistët, gazetarët dhe politikanët – duke përfshirë vendet si Franca, Spanja dhe Hungaria.
Tani në Poloni, ka pretendime se Pegasus është përdorur gjithashtu nga qeveria për të hakuar disa figura të opozitës.
Gazeta Wyborcza gjithashtu pretendoi se malware ishte blerë për më shumë se 5 milionë euro duke përdorur fonde speciale të ministrisë së drejtësisë të destinuara për projekte tjera.
Qeveria ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se kishte blerë Pegasus dhe ka refuzuar të hapë një hetim mbi pretendimet./UBTNews/