Ka nisur kortezhi i funeralit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielen në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri.
Ceremonia e varrimit të Bunjakut ka filluar nga ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.
Ritet fetare tanimë janë kryer e atyre ju ka prirë myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.
Në varrimin e policit të ndjerë po marrin pjesë edhe shumë figura politike. Ai sot është shpallur “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në ceremoninë e varrimit e ka quajtur ” frymëzim për brezat e ardhshëm se si duhet të mbrohet atdheu”.