Disa vende evropiane kanë raportuar raste të llojit të ri të koronavirusit, dhe disa kanë kufizuar udhëtimet me Indinë ndërsa frika rritet.
Çka është varianti indian?
B.1.617 përmban dy mutacione të dukshme, kjo ka bërë që ndonjëherë të quhet lloji “mutant i dyfishtë”, megjithëse në të vërtetë bart më shumë se një duzinë mutacionesh.
Provat paraprake sugjerojnë se B.1.617 është më i transmetueshëm dhe më pak i ndjeshëm ndaj vaksinave, por shkencëtarët ende po përpiqen të përcaktojnë shkallën në të cilën ndodh.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) e ka cilësuar atë si një “variant interesi”, duke sugjeruar që mund të jetë më infektues se versionet e tjera të virusit, të shkaktojë sëmundje më të rëndë ose t’i shmanget imunitetit të vaksinës në një shkallë më të madhe.
Ndërsa lloje të tjera si ato të zbuluara së pari në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut, janë kategorizuar si “variante shqetësimi” – një nivel më i lartë kërcënimi.
Ku është zbuluar?
B.1.617 është regjistruar në të paktën 17 vende të botës që nga zbulimi i parë në Indi, e cila aktualisht po lufton me një valë shkatërruese të infeksioneve COVID-19.
Në Evropë, Britania e Madhe ka qenë vendi më i prekur, me autoritetet shëndetësore që regjistruan 193 raste të variantit sot.
Rastet sporadike janë zbuluar gjithashtu në Francë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Portugali dhe Spanjë. Të enjten Rumania, ka shënuar rastin e parë me variantin e ri.
A duhet të shqetësohemi?
Nëse B.1.617 fiton një terren në Evropë, kjo mund të çojë në një rritje të infeksioneve në rajon, duke minuar përpjekjet e vazhdueshme për të filluar vaksinimet dhe për t’i dhënë fund pandemisë.
Për të parandaluar përhapjen e variantit të ri, një numër i qeverive evropiane – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Franca, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Spanja – kanë lëshuar ndalime udhëtimi ose kufizime nga India.
Lëvizjet vijnë ndërsa disa kombe evropiane luftojnë me valët e treta, me përpjekjet për të përmbajtur COVID-19 nën kontroll nga përpjekjet e ngadalta të vaksinimit në masë./UBTNews
(Arjeta Ibishi – Media dhe Komunikim në UBT)