UBT News

Varianti i ri i COVID-19 dominon në Indi

B.1.617, varianti i ri i COVID-19 që së pari u shfaq në Indi, është mutant i dyfishtë që dominon në Indi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 25 mijë e 739 raste pozitive, 5 mijë e 261 janë me këtë variant, duke e bërë këtë mutacionin më të zakonshëm të zbuluar deri më tani.

Ministria e Shëndetësisë thotë se varianti i COVID-19 që së pari u shfaq në Britani të Madhe, ishte më i përhapuri në vend në muajin mars. Por B.1.617, u rrit goxha shumë pas valës së dytë që e përfshiu vendin.

Përveç se po përballet me rritje të rasteve nga mutantet e dyfishta, India po përballet edhe me një sërë infeksionesh të “kërpudhave të zeza” – një sëmundje e rrallë dhe potencialisht vdekjeprurëse e quajtur mukormikozë. Shumë nga ata që janë infektuar me “kërpudhat e zeza” janë pacientë me koronavirus ose ata që janë shëruar kohët e fundit nga COVID-19, që do të thotë se sistemi i tyre imunitar është dobësuar nga virusi.

Sipas të dhënave, nga 5 mijë e 424 raste të infektimit me “kërpudhat e zeza”, 4 mijë e 556 ishin të prekur me COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Harsh Vardhan tha të hënën se 55% e të prekurve vuanin nga diabeti./UBTNews

Exit mobile version