Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi do të qëndrojë sot në Kosovë, në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor.
Vizita e tij vjen në kohën kur Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksina.
Kosova dje pranoi kontigjentin prej 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech nga Bashkimi Evropian. Ky është kontigjenti i parë nga gjithsej 95 mijë doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19./UBTNews