Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media u pyet edhe për çështjen e vizave.
Varhelyi theksoi se kushtet janë përmbushur, por kërkon kohë derisa t’i bindin shtetet anëtare.
“Po e shoh se kjo nuk është vetëm një çështje e rëndësishme, por gjithashtu edhe shumë emocionale. Po kushtet siç ka thënë komisioni janë përmbushur, por ne duhet t’i bindim shtetet anëtare. Dhe bindja e shteteve anëtare nuk është një punë e lehtë. Për t’i bindur shtetet anëtare kjo arrihet vetëm nëse dëshmohet përparim në terren në punën ditore dhe arritja e rezultateve. Por kryeministri po e bën këtë që të arritet besimi, qe pas liberalizimit të vizave të mos ketë azil, që të mos ketë krim të organizuar apo ndikim nga krimi i organizuar. Na jepni kohë dhe hapësirë që ta arrijmë këtë dhe do ta arrijmë këtë.”, deklaroi ai./UBTNews