UBT News

Varhelyi mirëpret marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, përmes një njoftimi në Twiter e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për liberalizmin e vizave për Kosovën, në mes të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

“E mirëpres marrëveshjen për marrëveshjen për liberalizimit të vizave për Kosovën. Puna jonë e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate të prekshme në terren. BE qëndron në krah të njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi.

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dorëzoi zyrtarisht aplikimin e Kosovës për BE, Presidencës Çeke. Kjo datë përkon me paralajmërimin e Vuçiq se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për dërgimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore në Kosovë.

Ndryshe dje krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës.

Exit mobile version