UBT News

Varhelyi: Marrëveshja për targat është e suksesshme për ta shmangur përshkallëzimin

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes së mbrëmshme për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shkruar se marrëveshja është e suksesshme për ta shmangur përshkallëzimin.

“Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Pala kosovare dhe ajo serbe të mërkurën kanë arritur marrëveshje për targat.

Exit mobile version